Mediat serbe: Rakiq hoqi flamurin e Kosovës nga zyra e tij

Mediat serbe kanë shkruar për heqjen e flamurit të Kosovës nga zyra e zëvendëskryeministrit nga Lista Serbe, Goran Rakiq.

“Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, hoqi nga kabineti i tij të ashtuquajturin flamur i Kosovës.

Flamuri u përdor në takimet zyrtare nga paraardhësja i tij Emilja Rexhepi”, shkruan B92.

Sipas këtij, mediumi në dy takimet që Rakiqi pati me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë Natalia Apostolova, nuk kishte simbole të “të ashtuquajturit shtet i Kosovës”, të paktën sipas fotove zyrtare të dërguara në media nga Zyra për Media e kësaj Ministrie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu