“Der Shtandard”, ka komentuar pjesëmarrjen e Sebastian Kurcit në mitingun e VMRO-DPMNE-së në Shkup, ku i cilëson dëshmitë e shefit të diplomacisë austriake si “befasuese”.
“Muajt e kaluar shumë njerëz pyetën se çfarë ka fituar qeveria maqedonase me mbylljen e kufirit drejt Greqisë në mars për refugjatët, a për të mos lejuar kalimin e lehtë deri në Evropën Qendrore dhe deri në Gjermani, me të cilën u bë fundi i krizës së refugjatëve.
Prej të dielës të gjithë jemi më të mençur: shpërblimin e ka porositur personalisht ministri Sebastijan Kurc, i cili erdhi në Shkup për ta mbështetur nacional-konservatoren VMRO-DPMNE në fushatën zgjedhore”, shkruan gazeta.
Gazeta gjermane “Zi Dojçe Cajtung” shkruan se Kurtz e ka marrë ftesë nga “partia e cila qeverisë me Maqedoninë dhjetë vite dhe më shumë se një vjet ka injoruar protestat masive të qytetarëve”.
“Aktivisti për të drejtat e njeriut dhe opozita ankohen për korrupsion, prerjen e parave dhe zgjedhjet.
Ministri i punëve të jashtme Kurc e ka lavdëruar politikën qeverisëse si rrugë e sigurt drejt Bashkimit Evropian dhe mbylljen e rrugëve ballkanike. Për banorët e Ballkanit të cilët besojnë se demokracia është e mundur në vendet e tyre këto pjesëmarrje janë befasuese”, shkruan “Zi Dojçe Cajtung”.










