Meksika është e gatshme që të bisedojë me Shtetet e Bashkuara në mënyrë që t`i mbajë marrëdhëniet e mira mes të dyja vendeve, por për pagesën e murit në kufirin amerikano-meksikan “nuk ka negociata”.
Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm meksikan, Luis Videgaray.
“Ekzistojnë gjëra për të cilat nuk negociohet, gjëra për të cilat nuk mund të ketë negociata. Fakti që u tha se Meksika do të duhet të paguajë për murin është diçka që thjesht nuk është objekt i bisedimeve”, tha ai në një konferencë shtypi në ambasadën e Meksikës në Uashington, raporton AFP, përcjellë Klan Kosova.