Meksikë, bie shi me peshq nga qielli (FOTO)

Zyrtarët e mbrojtjes civile në verilindje të Meksikës thonë se një shi i lehtë është shoqëruar nga peshq të vegjël që ranë nga qielli.
Mbrojtja civile në shtetin meksikan Tamaulipas ka thënë se shiu që ra të martën në qytetin bregdetar Tampico ishte i përzier me peshq, transmeton Express.

Fotografi të postuara në faqen e agjencisë në Facebook shfaqin katër peshq të vegjël në një qese plastike dhe një tjetër në trotuar, raporton AP.

Sipas U.S Library o Congress, ky është një fenomen për të cilin është raportuar që nga kohërat e lashta.

Shkencëtarët besojnë se tornadot mbi ujë mund të jenë përgjegjëse për thithjen e peshqve në ajër ku ata fryhen derisa të bien në tokë. /Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/bie-shi-me-peshq-ne-meksike-440356/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu