Melania Trump do të thyejë traditën dekadëshe duke mos e shëtitur Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë. Tashmë kanë mbetur vetëm dy ditë nga inaugurimi i presidentit të zgjedhur Joe Biden. Pas zgjedhjeve turbulente, kandidati fitues do të marrë pushtetin, duke e larguar Donald Trump me vetëm një mandate si president.
Trump, presidenti i vetëm amerikan ndaj të cilit kanë nisur dy herë procedurat e shkarkimit, prej që i është ndaluar përdorimi i rrjeteve sociale. Sidoqoftë, veprimet e zonjës së parë flasin për humbjen jo elegante të administratës së tij: ajo ende nuk ka kontaktuar Jill Biden për ‘çajin dhe turneun’ e zakonshëm, siç është traditë.
Rituali i transferimit të pushtetit është përsëritur që nga viti 1952, kur ish-zonja e parë Bess Truman, gruaja e ish-Presidentit Harry Truman, ftoi Mamie Eisenhower, zonjën e parë të Presidentit të atëhershëm Dwight D. Eisenhower, për një turne në Shtëpinë e Bardhë .
Melania u mirëprit për një përshkim të shtëpisë nga Michelle Obama, e cila më parë ishte pritur nga Laura Bush, e kështu me radhë.









