Zonja e parë e SHBA-ve Melania Trump i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajmin e një tumori beninj në veshkë.
Ndërhyrja ka qenë e suksesshme dhe Zonja e Parë do të qëndrojë një javë në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare “Walter Reed” pranë Uashingtonit, e cila i ofron një shërbim mja të specializuar.
Lajmi është konfirmuar edhe nga presiden Trump, i cili vizitoi bashkëshorten e j vetëm pas përfundimit të operacionit, ndërsa gjatë ndërhyrjes ishte në Shtëpinë e Bardhë. Ai zgjodhi ta vizitonte Melanian duke udhëtuar me
helikopter, për të shmangur kështu trafikun e orëve të mbrëmjes së djeshme.
Zëdhënësja e Zonjës së Parë Stephanie Grisham tha se 48- vjeçarja ka kaluar me sukses operacionin, pa pasur
komplikacione. Shtëpia e Bardhë, gjithsesi nuk jep asnjë detaj mbi gjendjen shëndetësore të Melanias.
Ajo është parë për herë të fundit në publik ditën e mërkurë të javës së kaluar, gjatë një even
në Shtëpinë e Bardhë ku ajo iu bashkua president për të nderuar nënat dhe gratë e ushtarakëve në Ditën e Nënave.
Zonja e Parë jetoi në Nju Jork gjatë muajve të parë të administratës “Trump”, në mënyrë që djali 12-vjeçar i çiit,
Barron, të mos ndryshonte shkollën në mesin e vit shkollor. Më pas, qershorin e kaluar ajo u zhvendos bashkë me të birin në Shtëpinë e Bardhë