Melania Trump mund të jetë Zonja e Parë amerikane, por ajo gjithashtu është një prind i zakonshëm që ndonjëherë harron kur i biri ka pushim nga shkolla.
Melania pas betimit të bashkëshortit Donald Trump si President në Washington u rikthye në New York të dielën për shkak se Barron do të vazhdonte shkollën ditën e hënë.
Por TMZ raporton se shkolla do të jetë e mbyllur deri të mërkurën për shkak të konferencës së mësuesve.