Mema: Fuqitë e mëdha na ndanë, por gjaku na bashkon

Gazetari i njohur Marin Mema në profilin e tij privat në Facebook ka reaguar lidhur me deklaratën që bëri Vuçiç se nëse nuk do arriheshin marrëveshje për bisedime do vinte deri te një Nago-Karabakh i ri me Kosovën, njofton InfoShqip.com

Postimi i plotë i Memës:

“Kush i shkon pas ideve të çmendura e skenareve ekstreme me konflikte duhet të kujtojë se shqiptarët aq sa janë të ndarë e me probleme aq në këtë pikë bëhen bashkë !

Fuqitë e mëdha na ndanë, por gjaku na bashkon ! Stabiliteti është thelbësor dhe shqiptarët e kanë treguar se dijnë ti qëndrojnë fjalës, pakteve dhe të shohin para !

Kështu ndërtohet e ardhmja dhe në asnjë mënyrë tjetër ! Deklaratat për konflikte të ngrira dhe krahasimet me Nagorno-Karabakun janë qesharake !

Aventurat e çmendura dhe mendimet ekstreme shpesh të cojnë në rrugë pa krye dhe rrugët pa krye mbeten thjesht të tilla madje të fundosin më keq ! Mos i hyni aventurave ! ❤️🇦🇱”përfundon ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu