Mendi Qyra mbajti Konventën Qëndrore në Strugë (FOTO)

Në Strugë u zhvillua Konventa Qëndrore e kandidatit për kryetar komune, Mendi Qyra. Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë dhe të ftuar nga vendbanime të ndryshme të komunës të Strugës, shkruan InfoShqip.

Konventa u organizua në kuadër të fushatës zgjedhore të Qyrës, i cili fillimisht u prezantua si kandidat i pavarur dhe më pas u bë e ditur se gëzon mbështetjen e partive VLEN dhe VMRO.

Në tubim u shpalosën mesazhet kryesore të fushatës dhe synimet politike të kandidatit për zgjedhjet lokale në Strugë. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu