Mendi Qyra shpalli zyrtarisht kandidaturën e pavarur për Strugën

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, ka shpallur kandidaturën e tij si i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës.

Në fjalimin e tij, Qyra theksoi se vendimi për të hyrë në garën zgjedhore ka ardhur si rezultat i kërkesave të vazhdueshme nga bizneset lokale dhe të rinjtë e Strugës.

“Sot, zyrtarisht e shpall kandidaturën time si I pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës.

Nuk është një hap që e kam ndërmarrë kokë më vete, por është një vendim që më është kërkuar për çdo ditë.

Thirrje nga bizneset lokale që kërkojnë një orientim më të qartë të qytetit, thirrje nga të rinjtë që duan të qëndrojnë në vendlindje, shtytje nga qytetarët e zakonshëm që nga unë kërkojnë guximin për të kandiduar dhe menaxhuar me qytetin tonë, me përgjegjësi dhe përkushtim”, thekson Mendi Qyra në fjalimin e tij.

Tutje, Mendi Qyra thekson se kandidimi për Strugën është një sfidë për të, por shton se me përvojën në ekonomi dhe me vizion të qartë për zhvillimin e Strugës është thirrje për bashkim për të njëjtën endërr për Strugën.

“Vij këtu si njeri me përvojë në ekonomi, me vizion të qartë për zhvillimin e merituar që kërkon qyteti ynë.

Kandidaturën që po e shpall sot, nuk është garë për pushtet, nuk është luftë kundër askujt. Është vetëm një thirrje për bashkim, për të gjithë ata që ndajnë të njëjtën ëndërr për Strugën.

Struga ka qënë gjithmonë frymëzimi dhe forca ime”, shton Mendi Qyra.

Ndërkaq, kandidati i pavarur për Strugën Mendi Qyra shpalosi edhe idetë për zhvillim duke i bazuar në tre rrafshe:

1. Transparencë dhe drejtësi për të gjithë,

2. Zhvillim të qëndrueshëm dhe investime në infrastrukturë, në fushën e arsimit dhe kulturës, rini e sport,

3. Përfaqësim të ndershëm dhe dialog të hapur me çdo qytetar./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu