Merkel e bëri të qajë, vajza palestineze mund të qëndrojë në Gjermani (FOTO)

Un incontro particolare, rilanciato in Germania dall'emittente NDR e diventato già virale su Youtube, che ha rotto la distanza formale tra la cancelliera Angela Merkel e un'adolescente palestinese, Reem, arrivata a Rostock quattro anni fa. Che in lacrime ha chiesto a Merkel perché ora dovrà tornare in Libano con la famiglia, nonostante si siano integrati perfettamente. Un incontro che ora si è trasformato, sui media e i social network, in un'occasione per discutere, e criticare, la politica sui migranti del governo di grande coalizione. ANSA/NDR/AKTUELL ++ NO SALES, EDITORIAL USE ONLY ++ NO TV USE ++

Lotët e hidhërimit i shndërrohen në lotë gëzimi. Pothuaj e sigurtë është se Reem Sahwil, palestinezja 14 vjeçare që u bë e njohur në gjithë botën se, përmes lotëve, i kërkoi llogari kancelares Angela Merkel për politikën mikpritëse gjermane. Këtë e bëri të ditur Ministri për Politikat e Emigracionit, Aydan Oezoguz.

”Natyrisht, nuk e njoh situatën personale të saj, por flet përkryer gjermanisht dhe jeton këtu prej kohësh. Pikërisht për persona si ajo e kemi ndryshuar ligjin, për t’iu dhënë një perspektivë të rinjve që janë integruar,” shpjegoi Oezoguz.

Një ligj i miratuar tashmë në Bundestag e Bundesrat e që hyn në fuqi brenda verës, parashikon që të rinjtë dhe adoleshentët e huaj të cilët kanë jetuar pa ndërprerje katër vjet në Germani, mund të marrin lejen e qëndrimit.

Ligji i ri, më në përgjithësi, përfshin të gjithë të huajt që jetojnë prej kohësh në Gjermani, janë integruar por nuk kanë marrë lejen e qëndrimit. Bëhet fjalë për diku 125 mijë veta. Ka shpresa, pra, edhe për familjen e Reem.

Takimi i transmetuar nga televizioni gjerman NDR e i përhapur në Youtube, i cili shkurtoi largësinë mes kancelares Angela Merkel e adoleshentes palestineze, Reem, e cila i kërkoi përmes lotëve kancelares pse duhet tani të kthehet në Liban me familjen, edhe pse është e integruar përkryer, u shndërrua në një rast për të kritikuar politikën e qeverisë gjermane ndaj emigracionit.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu