Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot ka deklaruar se Gjermania e do Kosovë dhe Serbinë në Bashkimin Europian (BE), shkruan Gazeta Metro.
Merkel gjatë mbajtjes së fjalimit para gazetarëve ka treguar se Gjermania ka interes shumë të madh për integrimin europian të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, madje ka thënë se në këtë rrugë po ecet përpara.
Por, Merkel ka thënë se Kosova dhe Serbia para vetes kanë tani arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes vete dhe të përfundojnë problemet që kanë pasur.
Taksa ka çuar prapa dhe jo nga ecja përpara, ka thënë Merkel, duke rikujtuar se në lidhje me këtë ka biseduar me liderët e Beogradit e të Prishtinës në takimin kohë më parë në Berlin.
“Tani duhet të shohim si ta përtërijmë dialogun. Kam biseduar me Aleksandar Vuçiqin, Hashim Thaçin, Ramush Haradnijn. Ende s’ka përparim në këptë çështje. Kemi ofruar takim në Paris dhe ka nevojë që për këtë të punohet edhe më shumë”, ka deklaruar kancelarja Merkel./gazetametro