Merkel i dërgon letër faleminderuese imamit shqiptar (FOTO)

Kancelarja gjermane Angela Merkel, i ka dërguar një letër falënderuese imamit nga Shkupi, Benjamin Idrizi, kryetar i “Forumit Islam në Mynih” dhe imam i xhamisë në Penzberg.

Në shkresën e saj, Merkel shpreh mirënjohje për angazhimin e tij në ndërtimin e bashkëjetesës dhe solidaritetit me komunitetet e ndryshme fetare në Gjermani dhe çmon lartë rolin e komuniteteve të tilla në parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit.

“Benjamin Idrizi ishte përpilues i deklaratës ‘Jo në emër të Allahut – Dhe jo në emrin tonë’, ndërsa përmes kësaj deklarate Imamët dënuan ekstremizmin, keqpërdorimin e fesë, dhe sulmet terroriste”, shkruhet në letër, shkruan “Zhurnal”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu