Merkel refuzon pushimet në qendrën ma të shtrejt të skijimit në botë, ku qendroi Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kaloi nandë ditë të pushimit të tij dimnor në katundin turistik, Sant Moritz, të Zvicrës. Qendra e Skijimit në Sant Moritz të Zvicrës asht ma e shtrejta në botë. Ndërsa, Haradinaj bashkë me familjen e tij pushuen në hotelin “Carlton”.

Bazue në çmimet publike të hotel, del se pushimet e kryeministrit kanë mujt me kushtue mbi 80 mijë franga. Pushimet në nji nga qendrat ma të shtrejta në botë i kishte refuzue nji nga politikanet ma të fuqishme në botë, kancelarja gjermane, Angela Merkel – shkruen Periskopi.

Merkel dhe bashkëshorti i saj, prej ma shumë se dhetë vjetesh i kalojnë pushimet dimnore në Pontresina në kantonin Graubünden të Zvicrës, që llogaritet të jetë nji katund modest, krahasue me Sant Moritz, që asht i populluem ma së shumti nga miliarderë rusë, të cilët bajnë jetë të shfrenueme luksi.

Në qendrën ma të shtrejt të skijimit në botë pushimet prej nandë ditësh i kaloi edhe kryeministri i njanit prej vendeve ma të varfna në Europë – Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, me bashkëshorten e tij Anitën, tre fëmitë e tyne dhe djalin e Dautit u nisën për pushime, pak ditë mbasi ai mori vendimin për rritjen 100 përqind të pagave të kabinetit qeveritar. Nga 1500 euro, i pari i egzekutivit paguhet afro 3000 euro.

Në anën tjetër, Angela Merkel dhe burri i saj, nji shkencëtar i njoftun me vite të tana i kanë kalue pushtimet në nji hotel modest – me tre yje. Çka kërkojnë Merkel dhe burri i saj në Pontresina janë – qetësia dhe modestia. Sa ma larg shtresës së pasanikëve, shkruen DialogPlus.

Kur hoteli modest ku po qëndronte Merkel, ishte ballafaque me vështirësi financiare, kancelaria zgjodhi nji hotel tjetër – hotelin “Schweizerhof”, i cili nuk i përket nivelit të naltë të shtëpive të mysafirëve.

Bahej fjalë për nji hotel me katër yje dhe nji suitë aty kushton jo ma shumë se 436 franga (372 euro), për dallim prej 12 mijë franga, sa kushte nji natë në hotelin “Carlton”, ku kishte qëndrue kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ashtu siç raportoi dje Insajder.

Merkel në Pontresina shkon me helikopter për shkak sigurisë, ndërsa burri i saj shkon me tren.

Kësisoj, Haradinaj qëndroi në nji hotel ma luksoz se nji nga politikanet ma të fuqishme botnore. Derisa, buxheti i Gjermanisë arrin në 330 miliardë euro, ai i Kosovës asht vetëm dy miliardë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu