Merr fund miqësia? Saimir Tahiri tradhton Edi Ramën

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u votua me 69 vota pro kryeprokurorja e re Arta Marku.

Emri i saj nuk ishte aspak i panjohur pasi prej disa ditësh në media është folur se ajo do të ishte Kryeprokurorja për shkak të mbështetjes së madhe që gëzon në PS.

Por pavarësisht emërimit, u vu re që Rama ka humbur 5 vota pasi 2 prej tyre abstenuan ndërsa dy të tjerë votuan hapur kundër.

Në seancë mungoi dhe ish-ministri Saimir Tahiri i cili është në proçes hetimi ngë Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjatë konferencës për mediat, Rama u pyet nga gazetarët për këtë “rrjedhje” të votave në Kuvend ku vetë kryeministri zgjodhi të mos përgjigjej direkt por të fliste mbi situatën në përgjithësi.

“Çfarë të them?! Sot, e rëndësishme është që u votua, pavarësisht shisheve, këpucëve, sharjeve, trupave që uturuan për të penguar votimin.

Kjo është e rëndësishme. Sot Shqipëria ka sipas Kushtetutës dhe ligjit prokuroren e Përgjithshme me mandat të përkohshme”, u shpreh Rama. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu