Mesazhe kundër Kosovës në Europa League, tifozët e Lille shpalosin flamurin e saj si pjesë të Serbisë

Crvena Zvezda mbrëmjen e së enjtes arriti të rrëmbente fitoren me golin e Uchenna nda Lille në kuadër të ndeshjes së parë të “play-off” në Europa League. Crvena Zvezda pas fitores në një postim në Instagram postoi tifozët e Lille të cilët shpalosën një flamur ku shfaqej Kosova pjesë e Serbisë.

Tifozët në stadiumin Stade Pierre-Mauroy përveç flamurit me Kosovën si pjesë të Serbisë paraqitën edhe një pankartë me mesazhin “Jo dorëzim”.

“Merci!”, shkroi në frëngjisht ekipi serb duke falënderuar tifozët e ekipit vendas.

Veprime të tilla pikasen shpesh në ndeshjet e ekipeve serbe të cilat nuk ngurojnë të paraqesin mesazhe kundër Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu