Mesazhi i Taravarit dhe paralajmërimi për qeverinë e re

Kandidati nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për Komunën e Gostivarit për një mandat të dytë, Arben Taravari ka shkruar në mesazh drejtuar shqiptare duke paralajmëruar për shumicë të re parlamentare, shkruan InfoShqip.com

Postimi i plotë:

“Të dashur bashkëqytetarë, tani shihet se jemi në prag të një shumice të re qeveritare, ku prioritet gati absolut do jenë zhvillimi ekonomik me ndihmën e shumë ekspertëve të brendshëm e të jashtëm dhe me shfytëzimin e fondeve gratis që i jep UE, e që këta s’kanë ditur t’i shfytëzojnë as paratë e falura. Do i liberalizojmë dhe thjeshtëzojmë maksimalisht procedurat për formimin dhe fillimin me punë të kompanime e fermave. Do të thjeshtëzojmë dhënien e tokave shtetërore me koncesion për zona industriale e për ferma.

Do japim ide se si mund të projektohet një jetë e mirë dhe këtu. Do bëjmë çmos që të thërrasim edhe bashkevendasit tanë që punojnë jashtë, e që politikat e mbrapshta i kanë dëbuar nga vatrat e tyre, që të kthehen në vendlindjen e vet dhe të investojnë e punojnë. Pasi për shumë vite gabimisht u besuam atyre që ishin të përqëndruar vetem në pasurimin e vetvetes. Na mbetën të zbrazura shkolla, fshatra e qytete. Kemi nevojë për kthimin e besimit dhe kthimin e më të dashurve tanë që çdo ditë e më shumë na humben nga sytë.

Shkojnë njëkahshëm ku çdokund në botë u duket më mirë se në vendin e vet. Ne me të gjitha forcat do e bëjmë të kundërtën. Do dëshmojmë se edhe këtu do ketë shpresa. Zoti na ndihmoftë në këtë rrugë!”, ka shkruar Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu