Mesi është gati t’ia rrëmbejë një rekord Kristiano Ronaldos në Botërorin e klubeve

Sfida mes Lionel Messit dhe Kristiano Ronaldos vazhdon, madje mund të ketë një tjetër kapitull në Botërorin e ri për Klube.

Duke marrë parasysh kompeticionin vjetor me këtë emër, portugezi kryeson me 7 gola të shënuar në 4 edicione ku ka marrë pjesë, ndërsa argjentinasi ka mbetur në kuotën e 5 golave.

Megjithatë, numri i golave të Messit mund të rritet, pasi ai do të zbresë në fushë me Inter Majamin në kompeticionin e kësaj vere, ndërkohë që Ronaldo ka refuzuar të ndryshojë skuadër, duke qenë se Al Nassr nuk do të marrë pjesë në turneun që starton së shpejti në SHBA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu