Mësimdhënësit do të marrin edhe pagën e 13-të duke filluar nga viti 2023

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot do të nënshkruhet kontrata kolektive në fushën e arsimit, raporton Express.

Hoti ka thënë se janë marrë vesh me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës që të paguhet edhe paga e 13’të për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke filluar nga viti 2023.

“Jemi pajtuar që të paguhet paga e 13’të duke filluar nga viti 2023 E kemi saktësu pagesën për shujtën dhe transportin. Sot do të nënshkruhet kjo kontratë me disa ndryshime teknike që do të bëhen gjatë ditës. Mendoj që është një momenti i mirë në fushën e arsimit që e rregullon mënyrën e funksionimit të arsimit në vend”, ka deklaruar Hoti.

Ndërkohë, Ministri i Arsimit, Ramë Likaj tha se çështja e pagës së 13’të lidhet ngushë me performancën e mësimdhënësve.

“Paga e 13’të, është e lidhur ngushtë me performancën dhe nëse tregojnë performancë të mirë, mësimdhënësit do ta marrin një pagë të tillë”, ka deklaruar Likaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu