Mësohen shkaqet dhe vendi ku nisi zjarri në autobusin e aksidentuar në Bullgari

Janë mësuar shkaqet dhe vendi ku nisi në fillim zjarri në autobusin që u përflak më 23 nëntor në Bullgari, ku si pasojë vdiqën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe u lënduan 7 të tjerë.

Këtë e ka bërë të ditur prokurori Biser Mihaillov, i cili punon në zbardhjen e rastit të aksidentit, në emisionin “Fytyrë më fytyrë” në Televizionin Nacional Bullgar (BTV).

Marian Marinov nuk dëshiroi të zbulojë shkakun e zjarri dhe tha se “këtë do t’ua lë ekspertëve” të cilët dje përsëri kanë kryer kontroll të madh të autobusit.

Ai shtoi se një pjesë e madhe e rrethojës së autostradës ka hyrë në autobus në pjesën e përparme të gomës së përparme deri te dera e përparme, kurse rezervuari i cili ka qenë prej plastike, është shkatërruar në tërësi, përcjell TV21.

“Mund ta paramendoni se çfarë fërkimi dhe shkëndija ka pasur”, komentoi Mihaillov.

Hetuesi shtoi se autobusi ka qenë i vjetër dhe ka pësuar riparim në Turqi, dhe se tërë aparatura i është ndryshuar dhe nga fillimi duhet të sqarohet nëse i riu është “jofabrikues”.

Mihaillov ka hedhur poshtë edhe spekulimet në publik se në autobus ka pasur eksploziv, tuba me benzinë apo materie shpërthyese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu