Messi apo Ronaldo? Ja kë zgjedh Simeone!

Diego Simeone njihet për simpatinë e tij që ka për dy yjet e futbollit Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldo.

Por së fundmi ai ka shuar edhe dilemat e tifozëve kur bëhet fjalë për të zgjedhur midis tyre.

Simeone mes dy lojtarëve ka deklaruar se ai preferon më shumë Lionel Messin.

“Do të zgjidhja Messin, pa asnjë dyshim,” shprehet ai kur pyetet se cilin preferon mes tij dhe Cristiano Ronaldos.

“Po, e kam thënë, por ishte një diskutim mes miqve duke folur për futbollin.

“Nuk e kisha se cili është më i miri në botë, thashë thjesht që për një klub normal, me lojtarë normalë, Ronaldo do të përshtatej më mirë, por me Messin të rrethuar nga lojtarë të mëdhenj, ai do të mbetej më i miri në botë.” ka përfunduar Simeone.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu