Messi dhe CR7, dueli i “mbretërve” kthehet pas 9 viteve në Evropë

Si katalanët dhe bardhezinjtë janë kualifikuar, por kjo është një përballje prestigji për vendin e parë, kështu që pritet një sfidë e luftuar. Juventusi do t’i duhet një fitore të paktën 3-1 (ose më thellë) për t’ia marrë kreun Barcelonës. Do të nevojitet Ronaldo më i mirë (15 gola në 20 paraqitjet e fundit kundër Barcelonës), sepse Juvja gjithashtu duhet të thejë një tabu të vogël: nuk ka shënuar kundër “blaugranave” për gati 400 minuta.

Goli i fundit daton në prill 2017, ai i Chiellinit, i cili mbylli 3 -0 ndeshjen e parë të çerekfinaleve.Për më tepër, Barça është e pamposhtur ndaj “Zonjës së Vjetër” në katër ndeshjet e fundit dhe fitorja e vetme jashtë kundër katalanëve daton në vitin 2003 (2-1 me gol të Zalayetas në kohën shtesë), pastaj një 0-0 (2016/17) dhe një 0- 3 (2017/18).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu