Messi do thyej heshtjen dhe do shpjegojë arsyet e vendimit për t’u larguar nga Barcelona

Lajmet për një largimit të mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona kanë tronditur botën e futbollit. Argjentinasi është i mërzitur me presidentin, Bartomeu, të cilin e konsideron jokompetent dhe të paaftë për të vendosur një projekt sportiv koherent.

Shkarkimi i Ernesto Valverdes dhe largimi i Luis Suarez, janë disa nga shumë arsyet pse “Pleshti”, dëshiron të largohet nga klubi ku ai u rrit si futbollist.

Të gjithë po presin një reagim të Leo, sidomos tifozët e klubit katalanas, të cilët i janë lutur futbollistit të qëndrojë te Barça.

Dhe sipas asaj që raporton “Goal’, Messi po planifikon të thyej heshtjen dhe të shpjegojë arsyet e vendimit për t’u larguar nga Barcelona.

Asnjë datë nuk është caktuar në lidhje me daljen e Messit para tifozëve, por Goal ka mësuar se qëllimi i argjentinasit është që të japë versionin e tij të ngjarjeve, me një dëshirë që të dërgojë një mesazh për tifozët që i qëndrojnë besnikë.

Gjithashtu, Messi pritet të shpjegojë pse ndjen nevojën të largohet nga ajo që ka qenë shtëpia e tij për 20 vitet e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu