Leo Messi mund të largohet në fund të këtij sezoni futbollistik nga Barcelona. Situata e “Pleshtit” në Spanjë është mjaft e përfolur. Paris Saint Germain është kandidat kryesor për të përfituar shërbimet e argjentinasit. Francezët janë gati të hapin thesin për t’i plotësuar çdo dëshirë lojtarit. Megjithatë Pep Guardiola dhe Manchester City nuk heqin dorë nga shërbimet e tij.
Sipas “ESPN”, trajneri spanjoll ka intensifikuar bisedimet me drejtuesit e anglezëve ku u kërkon atyre transferimin e Messit në “Etihad Satdium”. Yllit argjentinas i përfundon kontrata në fund të këtij viti. Përplasjet mes tij dhe drejtuesve të Barcelonës kanë nisur prej merkatos së verës, megjithatë ai zgjodhi të qëndronte edhe këtë sezon në “Camp Nou”.









