Messi, flet agjenti i parë: Ai do të shkojë te Inter dhe ja përse

Josep Maria Minguella , agjenti që kujdesej për interesat e Lionel Messit në fillim të aventurës te Barcelona, në një intervistë të dhënë për “Cope”, foli për të ardhmen e “ Pleshtit”:

“Për mendimin tim, Messi tashmë e ka zgjedhur një ekip: Inter,” tha ai.

Ekziston një argument i fortë që Leo të përfundojë në Milano.

“Në Itali ata paguajnë më pak taksa, në fakt, është edhe Cristiano. Megjithatë edhe në Angli janë miqtë e tij, Sergio Aguero dhe Pep Guardiola”.

Messi përflitet për një largim nga Barcelona dhe arsyjet që e shtyjnë të largohet pas kaq shumë vitesh janë të shumta: Ai nuk i beson menaxhimit të Josep Maria Bartomeu, të cilin e konsideron jo kompetent. Ai nuk beson në projektin sportiv të klubit dhe gjithashtu është i pakënaqur me trajtimin ndaj shokëve të skuadrës, përfshirë Luis Suarez, i cili u informua për largim përmes një telefonate të thjeshtë nga Ronald Koeman. Takimi i Messit me trajnerin holandez gjithashtu nuk shkoi mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu