Leo Messi, duke folur për “Fox Sports” në Argjentinë, komentoi edhe marrëdhënien që ka me Cristiano Ronaldo dhe çfarë do të thotë për të konkurrenca me sulmuesin portugez, që zgjati shumë vite në La Liga:
“Ishte diçka e mirë, që të luaja në një kampionat me Cristiano. Ai e bëri Real Madridin më të fortë. Siç e thashë në fillim të sezonit, Real Madridi do të ndihej si çdo ekip, pa Ronaldon.”
“Pak njerëz madrienë ishin të zemëruar me këtë që thashë, por ky është realiteti. Cristiano shënonte deri në 50 gola për sezon, ishte çelësi për Real Madridin. Pa dyshim, do të ndjenin mungesën e tij, ashtu si krejt La Liga. Prania e tij e bënte kampionatin më të mirë. Ne nuk e komunikojmë me njëri-tjetrin, takohemi vetëm në ceremoni çmimesh apo në ndeshje, por ekzistojnë ndjenja të mira reciproke.”
“Nuk kemi një marrëdhënie, sepse nuk e njohim njëri-tjetrin, por gjithmonë kemi respekt të ndërsjellë. Ishte i mirë rivaliteti për të dy, sepse vazhdimisht donim ta përmirësonim veten. E bëmë konkurrencën edhe më të fortë, duke qenë të dy në Spanjë. Ishte një rivalitet shumë i rëndësishëm. Sergio Ramos? Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por i ashpër.””