Messi i shënoi 34 gola nga gjuajtja e lirë këtë dekadë, 14 më shumë se Ronaldo

Lionel Messi ka shënuar gola nga gjuajtja e lirë më shumë se çdo futbollist tjetër në top pesë ligat evropiane në dekadën e fundit, duke treguar për një përmirësim të dukshëm në këtë aspekt.

Kapiteni i Barcelonës i ka regjistruar plot 34 gola nga goditja e dënimit në dhjetë vjetët e fundit, 14 më shumë se rivali i tij i përbetuar, Cristiano Ronaldo, sipas të dhënave të kompanisë britanike për mbledhjen e të dhënave në sport, Optajoe.

Ronaldo i shënoi 20 gola në total gjatë dekadës së fundit, duke u radhitur i dyti pas Messit.

Por kjo nuk është vetëm një kategori individuale në të cilën sulmuesi argjentinas e mposht rivalin e vet portugez.

Messi ka shënuar më shumë gola në përgjithësi se Ronaldo, si dhe ka regjistruar më shumë asiste këtë dekadë, po ashtu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu