Argjentinasi Leo Messi, i cili u lëndua në krahun e djathtë gjatë ndeshjes në Sevilla (prej asaj kohe ishte pushim absolut) , është kthyer në stërvitje sot, të mërkurën, njëmbëdhjetë ditë më vonë. Siç raportohet nga klubi azulgrana, Messi ka filluar të kryejë stërvitje lëvizshmërie, në një seancë që është zhvilluar në fushën 2.
Bashkë me kapitenin janë trajnuar Gerard Pique dhe Jordi Alba, dy nga lojtarët, që trajneri Ernesto Valverde nuk i ka grumbulluar për ndeshjen e mbrëmjes së sotme të Kupës së Mbretit, kundër Cultural Leonesa.
Me këtë trajnim, Messi fillon të ndiejë “pulsin” e rikuperimit të tij. Hapi i parë është hedhur sot, ndërsa pritet të jetë në gjendje të kryejë edhe ushtrime me topin. Barcelona, dhjetë ditë më parë bëri një parashikim 3-javor për rikthimin e yllit të saj, i cili u diagnostikua me frakturë në krahun e djathtë.
Në seancën e sotme, Luis Suarez, Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho kanë bërë udhtrime në palestër, ndërsa Sergio Busquets dhe portieri Marc-André ter Stegen nuk janë trajnuar, me leje nga trajneri Valverde. Asnjë prej tyre nuk do të luajë sonte në León.