Leo Messi e ka përshëndetur mikun e tij, Francesco Totti.
Ylli i Barcelonës i ka uruar suksese legjendës së Romës, pas largimit nga ekipi kryeqytetas.
“Ju jeni i jashtëzakonshëm kapiten. Ju dëshirojë gjithë të mirat në sfidën tjetër të jetës suaj Francesco Totti”, ka shkruar Messi në Facebook, përcjellë “Lajmi.net”.
Messi dhe Totti kanë shoqëri të madhe.
Madje, në mesin e koleksionit të fanellave të argjentinasit, është pikërisht ajo me numër 10 e Tottit.










