Lionel Messi prodhoi një driblim fantastik në ndeshjen e Barcelonës ndaj Getafes. Barcelona arriti ta fitojë pjesën e parë ndaj Getafes me rezultat 2-0.
Megjithatë, para golit të parë, ylli i skuadrës, Messi ka bërë një driblim fantastik. Messi gjunjëzoi duke e dribluar kundërshtarin Mauro Arambarri në një driblim që nisi nga gjysma e fushës.
Ky driblim i yllit argjentinas është bërë hit në rrjetet sociale. Tifozë të shumtë kanë bërë postime duke lavdëruar driblimin e Messit dhe duke thënë se ai po i kthehet formës së vjetër.
VIDEO:
Messi dribble v getafe pic.twitter.com/E7hJE2K3dQ
— M10_1899. (@M10_1899_II) February 15, 2020










