Messi pritet ta vazhdojë kontratën me Inter Miamin

Lionel Messi dhe Inter Miami janë duke i finalizuar edhe detajet e fundit për vazhdimin e kontratës, që do ta mbante superyllin argjentinas në skuadër të paktën edhe për një vit tjetër.

Kështu ka shkruar të enjten agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Inter Miami nuk ka folur rreth kësaj çështjeje, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një gjë e tillë tashmë është e kryer.

38-vjeçari Messi ka realizuar 20 gola dhe 11 asistime në edicionin aktual të ligës MLS.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu