Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika ka shpallur lojtarin më të mirë të dekadës (2011-2020). Këtë çmim e ka fituar ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Ai la pas vetes emrat e mëdhenj si Ronaldo, Iniesta, Neymar e Ramos, të cilët e përbëjnë top-5. Në mesin e 10 të parëve u përfshinë edhe Neuer, Lewandowski, Buffon, Ibrahimovic dhe Modric.









