Lionel Messi ishte protagonist absolut në fitoren e Inter Miami me rezultatin 4-1 ndaj CF Montreal në ndeshjen e fundit të MLS.
Ylli argjentinas realizoi dy gola, duke i dhënë ekipit të tij një fitore të rëndësishme pas eliminimit në Kupën e Botës për Klube.
Por vendasit ishin ata që kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar nga Prince Owusu.
Krejt kjo ndodhi falë një gabimi trashanik nga Lionel Messi.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë në tentim për ta rikthyer topin te portieri i tij asistoi te Owusu i cili ishte pranë golit dhe me lehtësi shënoi për 1-0.
Gjithsesi Messi përmirësoi gabimin e tij duke shënuar dy gola të jashtëzakonshëm dhe duke asistuar në një tjetër.
Epo iu ndodh edhe më të mirëve në botë që ndonjëherë të gabojnë, Messi bëri një asistim fantastik, por për kundërshtarin. /Telegrafi/
🚨 MESSI MISTAKE! 👀
Prince Owusu capitalizes on a HORRENDOUS Lionel Messi giveaway to put CF Montréal up early at Stade Saputo! #CFMTL 1-0 #InterMiamiCF | 2’ | #MTLvMIA pic.twitter.com/euhHNf4Pr3
— Canadian Soccer Daily (@CANSoccerDaily) July 6, 2025