Messi thyen rekord, askush si ai

Messi ka thyer rekord. Nuk ka pasur asnjë surprizë. Mbappe në ndeshjen e fundit për PSG në kampionat ndaj Reims, nuk arriti që të shënonte katër gola për t’u barazuar me Messin në garën për “Këpucën e Artë”.

Për këtë arsye ylli argjentinas ka fituar këtë çmim për herë të 6-të në karrierën e tij, e treta radhazi.

Francezi shënoi vetëm një gol në humbjen 3-1, duke u dorëzuar në garën përballë “Pleshtit”. Messi vijon që të shënojë në mënyrë konstante gola në La Liga duke qenë i pakonkurrueshëm edhe nga Ronaldo, i cili ka humbur shumë gola me kalimin në Seria A.

Argjentinasi ka shënuar 34 në sezonin 2009-2010, 50 në sezonin 2011-2012, 46 në sezonin 2012-2013, 37 në sezonin 2016-2017, 34 në sezonin 2017-2018 dhe 36 në sezonin 2018-2019.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu