Messi tregoi ‘fytyrën tjetër’ në kohën shtesë, zbriti në fushë dhe si lider u dha udhëzime bashkëlojtarëve

Lionel Messi tregoi fytyrën e tij tjetër gjatë kohës shtesë gjatë mbrëmjes së kaluar në ndeshjen e Barcelonës në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Sociedadit.

Barcelona u desh t’i gëzohej fitores dhe kalimit në finale vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll baras 1-1.

Meritë në këtë kualifikim në finale të Superkupës së Spanjës pati edhe kapiteni Lionel Messi, edhe pse nuk ishte në fushën e lojës shkaku i dëmtimit.

Sipas mediumit Diario Sport, Messi tregoi ‘fytyrën tjetër’, pasi që inkurajoi shokët e tij të skuadrës drejt fitores, pasi vet nuk ishte në gjendje të luante.

Messi zbriti në fushë pasi loja mbaroi për të qëndruar me shokët e tij të skuadrës dhe u dha udhëzime taktike disa lojtarëve. Ai dhe Ronald Koeman, në fakt, ishin mjaft të qartë duke stërvitur lojtarët përmes kohës shtesë.

Sapo mbaruan vazhdimet dhe ndeshja shkoi në penallti, Messi ishte gjithashtu poshtë me të gjithë tjerët përveç formacionit që ishte akoma në fushë, duke mbështetur shokët e tij të skuadrës ndërsa ata goditën penalltitë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu