Messi tregon nëse do të pasonte topin te Ronaldo nëse do të luanin së bashku në një skuadër

Lionel Messi ka lënë mënjanë rivalitetin e tij të madh me Cristiano Ronaldon duke sugjeruar se ai do të pasonte tek ai nëse ata luanin në të njëjtën skuadër.

Kapiteni 33-vjeçar i Barcelonës ka pasur një rivalitet të nxehtë me superyllin e Juventusit, Ronaldo, në fushë dekadën e fundit.

Por, kur u pyet Messi nëse do të pasonte te superylli 35-vjeçar portugez, ai pranoi se përfundimisht do ta bënte këtë.

“Unë mendoj se në fund të fundit, po do të pasoja”, ka thënë Messi për gazetën Mundo Deportivo.

Ndryshe, e ardhmja e Ronaldos te Juventusi është hedhur në dyshim kohëve të fundit dhe ai është lidhur me një transferim të francezët Paris Saint-Germain.

Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit fitoi Serien A me skuadrën italiane sezonin e fundit, por u eliminua nga Lyoni në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.

Ronaldo, kontrata e të cilit me Juventusin skadon në vitin 2022, madje është lidhur me Barcelonën në një raport befasues të gazetarit Giulem Balague.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu