Meta hodhi foton duke pirë kafe, por u tradhtua nga ky detaj (FOTO)

Ilir Meta tha se i ka shkëputur marrëdhëniet me LSI-në që prej ditës që u fut në Presidencë pavarësisht se në krye të partisë kaloi bashkëshortja e tij.

Megjithatë, duket se presidenti nuk e shtyp dot dashurinë për partinë aq më tepër kur drejtohet nga bashkëshortja.

Ai ka postuar sot në Facebook një fotografi duke pirë kafen e mëngjesit, shoqëruar me disa gazeta.

Por, ajo që bie në sy, në tufën e gazetave që Meta lexon në mëngjes është pikërisht edhe “Integrimi”, gazeta zyrtare e LSI-së. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu