Izet Mexhiti ka reagur pas mbledhjes së kryesisë së ASH-së, ku u vendos largimi nga qeveria dhe shkuarja në opozitë. Ai ka akuzuar Taravarin se ka penguar ndryshimin dhe se ka dëshpëruar çdo shqiptar jo vetëm anëtarë të ASh-së.
Më poshtë e keni statusin e plotë të zv.kryeministrit Mexhiti:
“- Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin.
– Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë.
– Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhëtove Qeverinë.
– Ti nuk e përfaqëson frymën e anëtarësisë së ASh-së. Ti e mashtrove anëtarësinë e ASh-së.
– Ti nuk je heroi i kësaj historie. Ti je dëshpërimi i çdo shqiptari- intelektual apo i paarsimuar, punëtor ose afarist, burrë a grua- ti je zhgënjimi i secilit aktivist e simpatizant, i secilit shqiptar e shqiptare që e votoi dhe e mbështeti ndryshimin.
VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit. I ftojmë dhe mirëpresim me bujari të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe votuesit që ndjehen të mashtruar, të tradhëtuar dhe të lënë në mes të rrugës pa orientim.
Busulla politike e ndryshimit është VLEN. Ejani me ne!”, ka shkruar Mexhiti në facebookun e tij.