Mianmari tani hedh mina në kufi me Bangladeshin vetëm për ti izoluar muslimanët Rohingya

COX'S BAZAR, BANGLADESH - AUGUST 28 : Rohingya people weep near the Bangladesh-Myanmar border as they are being restricted by the Members of Border Guard Bangladesh (BGB) in Gumdum area whilethey (BGB) trying to pusb-back them in Cox's Bazar, Bangladesh on August 28, 2017. UN refugee agency said more than 3,000 people had arrived in the past three days. (Photo by Zakir Hossain Chowdhury/Anadolu Agency/Getty Images)

Mianmari ka hedhur mina tokësore përgjatë një pjese të kufirit të saj me Bangladeshin. Këto mina janë hedhur në tre ditët e fundit, sipas njoftimeve të Al Jazeeras.

Burimet thonë se qëllimi i hedhjes së minave është për të parandaluar ikjen e muslimanëve Rohingya që po largohen nga masakrat e kryera nga ushtria budiste.

Bangladesh edhe zyrtarisht ka reaguar kundër hedhjes së minave tokësore në afërsi të kufirit.

Në rajonin Rakhine të Mianmarit, të paktën 400 njerëz janë vrarë dhe rreth 125,000 muslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladeshin fqinj, duke çuar në një krizë të madhe humanitare. Dyshohet se numri i të vrarëve është shumë më i madh. /MESAZHI


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu