VMRO-DPMNE nesër do të dorëzoj kërkesë për dorëheqje të kryeministrit Zoran Zaev, formimin e qeverisë teknike dhe iniciativë për shpërbërjen e Kuvendit.
Këtë e ka deklaruar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas mbarimit të seancave të Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të partisë.
Ai ka thënë se atyre u takon që të kërkojnë zgjedhje, ndërsa për të vlerësuar janë qytetarët.
Sipas tij, ata janë duke vlerësuar me vëmendje situatën, ndërsa ka shtuar se në Maqedoni, gjendja është alarmuese.
Mickoski ka shtuar se kohëzgjatja e qeverisë teknike është e qartë dhe se nuk do të lëshojnë pe, para kërkesës që afati i saj të jetë më i vogël.










