Mickoski: Ekspertët duhet të thonë nëse duhet ndryshuar Kushtetuta për të filluar negociatat

Për të filluar negociatat nevojitet ndryshim i Kushtetutës, tha në deklaratën e tij të sotme lideri i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, duke iu referuar një artikulli nga dokumenti “Qëndrimi i përbashkët i BE-së”.

Ai la vend që një dileme të tillë t’i përgjigjet ndonjë ekspert.

“Dilema me të cilën ballafaqohet VMRO-DPMNE, opinioni maqedonas dhe qytetarët është si vijon, në nenin 11, në dokumentin “qëndrimi i përbashkët i BE-së”, thuhet qartë se Maqedonia nuk do të fillojë negociatat derisa të ndryshohet Kushtetuta. Është e vërtetë apo jo, ia lë ndonjë eksperti, por edhe njerëzve që merren me këtë problem të përgjigjen”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu