Mickoski: Fatmir Limani vlerë e shtuar në Ministrinë për Punë Sociale, mandatari për formimin e Qeverisë jam unë

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media sot u pyet lidhur me spekulimet se nga Lëvizja BESA do të kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punës dhe Politikës, Fatmir Limani.

Mickoski tha se ai nuk ka ndonjë informacion të tillë por se ai është i kënaqur me punën e ministrit Limani.

“Mendoj se ai është vlerë e shtuar në ministrinë për punë sociale. Unë jam mandatar dhe unë e formojë Qeverinë”, tha Mickoski, raporton SHENJA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu