Mickoski për zjarret: Kemi fakte se janë shkaktuar qëllimisht, ka edhe persona të ndaluar

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se autoritetet kanë fakte se disa nga zjarret në rajonin e Shkupit janë shkaktuar qëllimisht, përcjell TV21. Mickoski tha se tashmë ka edhe persona të arrestuar.

“Jo vetëm që dyshojmë, por kemi edhe fakte, kemi edhe persona të ndaluar, që këtë e kanë bërë, posaçërisht në territorin e Shkupit, që Qytetit të Shkupit. Për shkak se zjarri, të themi i fundit që ishte në afërsi të Liqenit të Smillkovës, ishte në mbrëmje, pas orës 21, dhe atë që e gjetëm atje. Kishte edhe tre persona që pastaj u siguruan, tregojnë se ka baza të dyshimit për aksion të koordinuar dhe mirë të menduar, posaçërisht në Shkup”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu