Mickoski: Presidentes së KE-së do t’i them se kjo është Maqedoni

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shpreson se në momentin e fundit Qeveria do t’i thotë “jo” propozimit francez.

“Ajo që ofrohet nuk është fillimi i negociatave për Maqedoninë. Për të filluar negociatat duhet të ndryshohet Kushtetuta dhe ne si parti kemi thënë që kjo nuk do të ndodhë. Unë me shumë përgjegjësi pohoj se VMRO-DPMNE nuk do të votojë për amendamentet kushtetuese dhe mendoj se nuk do të votojnë as deputetët e LSDM-së, pasi ta shohin Protokollin që do ta nënshkruajë Bujar Osmani. Jini të qetë dhe apeloni opinionin maqedonas se nuk do të mbështesim amendamentet kushtetuese”, tha Mickoski që në fillim të protestës kundër propozimit francez para Qeverisë.

I pyetur nga një gazetar bullgar se çfarë do t’i thotë nesër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Mickoski thekson:

“Se kjo është Maqedonia dhe populli maqedonas me traditën e vet, popull maqedonas që ka kulturën e vet dhe flet gjuhën maqedonase”, u përgjigj kryetari i VMRO-DPMNE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu