Në paraqitjen e tij të sotme para gazetarëve, kryeministri Hristijan Mickoski kërkoi që para festave të flasim për gjërat e mira, përcjell TV21. Mickoski tha se duhet të jemi krenarë që të dielën e 6 dhjetorit, Shkupi kishte ajër më të pastër se Vjena.
“Ja, para disa dite të themi, ajri në Shkup ishte më i pastër se ajri në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Lubjanë, në Zagreb, por edh enë Vjenë. Pse këtë askush nuk e thotë? Askush nuk e theksoi. Ejani të flasim për këtë, të flasim për punë të mira, të gëzohemi, të flasim për punë të mira. Ejani pak ta ndryshojmë pikëpamjen. Të fitojmë në vend se të humbim. Pse mos të jemi krenarë se të dielën, ajri në Shkup ishte më i pastër se në Vjenë, në ora 14:00, askush nuk e thotë këtë. Ja unë dua të flas për këtë. Të flas për 3,8% rritje të PBV, pas Danimarkës dhe Qipros dhe të gjitha vendet anëtare në rajon. Ja të themi, më kujtohet më parë kur lajm ishte se fqinji jonë verior ka tre herë rritje më të madhe të PBV-së se ne, tani kemi ne dy herë rritje më shumë se ata, pse nuk e thotë askush. Pse nuk thotë askush që për 0,5% është ulur inflacioni dhe shkojmë drejt asaj që e flisnim, nën 4%, që ta konsolidojmë mes 2% dhe 3%. Ju lutem të flasim për gjëra të bukura, po afrohen festat, njerëzit duan të flasin për punë të mira”










