Dy të rinj shqiptarë kanë mahnitur me aftësitë e tyre në vozitje, derisa kanë bërë shqiponjën me duar duke bërë drift.
Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook ka shumë vozitës që kanë aftësi të jashtëzakonshme dhe manovrojnë mjaft mirë me vetura.
Shpesh kemi parë video prej më të ndryshmeve, kur vozitësit kanë bërë ‘drift’ apo edhe kanë dhënë show në forma të ndryshme.
Së fundi dy të rinj shqiptarë që jetojnë në Maqedoni kanë bërë një shfaqje të madhe duke bërë drift me dy veturat e tyre ‘BMW’ dhe të njëjtën kohë, ata kanë bërë edhe shqiponjën me duar.
Një manovër e tillë është shumë e vështirë dhe lëre më të bësh shqiponjën me duar derisa dy veturat i ndajnë centimetrat.
Më poshtë keni videon e tyre./gazetametro
VIDEO: