Mihaell Rot në Maqedoni, pasi të vizitojë Beogradin

Sekretari shtetëror për çështje evropine në ministrinë për punë të jashtme të Gjermanisë, Mihaell Rot nga e diela deri të martën do të vijë në vizitë në Maqedoni dhe Serbi. Fillimisht do ta vizitojë Beogradin, e pastaj edhe Shkupin.

Formimi i qeverisë ishte periudh e gjatë dhe e vështirë, thuhet në kumtesën e ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë në të cilën theksohet se me kënd do të takohet diplomati gjerman në Maqedoni. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është gjendja politike.

Mihaell Rot është njëri prej diplomatëve më me ndikim në ministrinë e punëve të jashtme gjermane, ai është anëtar i socialdemokratëve gjerman dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ministrit të punëve të jashtme Zigmar Gabriell, Rot gjithashtu merr pjesë në meditacionin ndërkombëtar për krizën në Katar./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu