Mijallkov për President Konsesual, Gruevski Ambasador në Hungari, ja kush e thotë

Aktori tetovarë Elmir Sejfullai në rrjetin e tij social ka postuar një propozim me ironi dhe si ide për kandidat të mundëshëm për President konsesual të Maqedonisë të jetë Sasho Mijallkov, ndërsa për Ambasador të Maqedonisë në Hungari ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Në vijim keni tekstin e plotë të Sejfullait:

“Propozoj:

Presidenti konsesual të jetë Sasho Mijallkov (besoj që një pjesa e bukur e partive nuk do kishin gjë kundër + do bëhej pajtimi ndërpartiak, brenda”nacional”).

Ndërkaq, Ambasador në Hungari të jetë Nikolla Gruevski (nuk na ka hije një ish kryeministër ta lëmë të shkruhet Azilant).

Gordana Jankullovska të jetë përfaqësuese e Maqedonisë në Parlamentin Europjan.

Mile Janakievski drejtor i Aeroportit.

Haxhia jonë, përgjegjës për shpërndarjen e Vizave për në Haxh.

Se di sa pajtoheni…?!” – ka shkruar Elmir Sejfullai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu