Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se Kosova dje mori lajme fantastike me ardhjen e 7 mijë testeve të reja për koronavirusin, teksa u bëri thirrje kosovarëve që të qëndrojnë brenda. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se tashmë në laboratorët e IKSHPK-së, brenda ditës mund të testohen 200 deri në 300 raste të reja.
“Ardhja e 7000 testeve për COVID-19 në Kosovë është lajm fantastik. Tani duhet të testojmë 200-300 njerëz në ditë! Testimi laboratorik i saktë dhe në kohën e duhur është komponentë thelbësore e menaxhimit të COVID-19 dhe mungesa e testeve dhe reagjentëve e pengon përgjigjen ndaj epidemisë”, ka deklaruar Raka.
Postimi i plotë:
“KUSH DUHET TË TESTOHET PËR COVID-19 (PRIORITETET SIPAS RRADHËS): • Pacientët e shtruar në spital që kanë infeksion të rëndë respirator akut. • Pacientët me infeksion akut respirator në shtëpitë e pleqve dhe në komunitet.• Stafi shëndetësor që ka çfarëdo simptoma, por edhe ata që nuk kanë fare simptoma dhe punojnë në institucionet ku pasur raste të punëtorëve shëndetsorë me COVID-19.• Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike (sëmundja e mushkërive, kanceri, sëmundja e zemrës, sëmundja cerebrovaskulare, sëmundja e veshkave, mëlçisë, hipertensioni, diabeti dhe personat me imunitet të komprometuar) që shfaqin shenja të sëmundjes akute të frymëmarrjes. Këta njerëz mund të kenë nevojë më herët për mbështetje të frymëmarrjes (respirator). • Kontaktet e afërta të rasteve me COVID-19 të vërtetuar, të cilët kanë simptoma. Nëse ka mundësi duhet të testohen edhe kontaktet asimptomatike të një rasti me COVID-19, të cilët kanë pasur ekspozim me rrezik të lartë. • Në fund, mbase edhe deputetët e Kosovës dhe stafi administrativ, për shkak të qëndrimit prej afër 12 orësh në objekt të mbyllur. Maskat dhe dorëzat i kanë pasur, por nuk e dijmë si janë sjellur gjatë pauzave të bukës dhe kafes
“Nëse rrini në shtëpi- Fitorja është e sigurtë! Nëse nuk respektoni këshillat- do të qëndroni shumë më gjatë të mbyllur. RRI N’SHPI!.”










