Milaim Zeka i del në krah Albin Kurtit, kritikon ashpër PAN-in

Ish deputeti Milaim Zeka, i ka dal në mbrojtje kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit, duke thënë se ai duhet të jetë i qetë së paku 100 ditë të para të qeverisjes së tij.

Ai ka thënë se në vend të kritikës për Kurtin, partitë opozitare duhet të bëjnë reforma rrënjësore në partitë e tyre. Madje, Zeka ka thënë se ata duhet të japin llogari për çdo veprim të qeverisë.

Postimi i plotë:

“Në vend të kritikave ndaj Albinit dhe qeverisë. Po të isha kryetar i cilë sdo parti politike në opozitë, në vend që të merresha me kritika ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, do t’i bëja një rentgen të thellë partisë të cilën e përfaqesoj. Do t’i largoja prifitërat, hajdutat, abuzuesit, mashtruesit, me një fjalë, do ta bëja dezinfektimin e partisë. Si deputet opozitar do të luftoja fuqishëm me ndryshu rregulloren e mykur të parlamentit, e cila është e njejtë që prëj vitit 2011. Do luftoja me nxjerrë një ligj të ri zgjedhor. Do të luftoja me kërku llogari për çdo veprim të qeverisë. Do luftoja me i shu 70 përqind të agjencive të ndryshme, që e rjepin paranë publike… Do krijoja komisione hetimor për shumë procese në te kaluarën. Psh do merresha me privatizimin e KEDS-it. Me procesin e privatizimit. Me zhdukjen e donacioneve të ardhura nga jashtë, që kurr nuk janë shfrytëzu për destinimin e paraparë. Ku janë subvencionet e dhëna për zhvillimin e bujqësisë? Po paratë e dhëna për termoelektranë? Po për filterat e ajrit? Po ato për shndetësi, arsim, etj, etj! Lene njeriun të qetë të paktën 100 ditë. Tregonu me vepra se të paktën ju vjen pak marre çka i keni ba këtij vendi për 20 vjet. Mendoni sa milionat i’a keni vjedhë këtij populli vetëm përmes procesit të shpronsimeve. Tokën që e keni ble për 20 euro arin, e keni shpronësu me 2000 euro…“- ka përfunduar Zeka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu